Shoferi “kamikaz” u rrezikon jetën qytetarëve në tunelin e Rrugës së Arbrit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2025, 18:01

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, e cila dëshmon një shkelje flagrante të rregullave të qarkullimit rrugor dhe një akt të papërgjegjshmërie ekstreme që rrezikoi seriozisht jetën e qytetarëve.

Pamjet e filmuara nga një qytetar në Rrugën e Arbrit tregojnë një shofer "i çmendur" që bën një parakalim të rrezikshëm në tunel, ku për pak sa nuk shkaktoi një aksident fatal.

Në video tregohet qartë një automjet tip Volkswagen që, pavarësisht sinjalistikës së qartë që ndalon rreptësisht parakalimin brenda tunelit, guxon të bëjë një manovër të tillë. Shoferi, i cili duket se e ka injoruar plotësisht rrezikun, futet me shpejtësi në korsinë e kundërt për të parakaluar, duke rrezikuar jo vetëm veten, por edhe drejtuesit e tjerë të mjeteve që po vinin përballë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e Policisë Rrugore për të identifikuar dhe ndëshkuar këtë shofer "kamikaz". Fatmirësisht, në këtë rast, parakalimi përfundoi pa pasoja tragjike, por shkelje të tilla janë shpesh shkaku i aksidenteve fatale që ndodhin në rrugët tona.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve përkatëse që të marrin masa të menjëhershme për të forcuar kontrollet në Rrugën e Arbrit dhe për të ndëshkuar ashpër çdo shkelës të rregullave të qarkullimit. Rregullat duhet të respektohen nga të gjithë, për të garantuar sigurinë e jetës së çdo qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit