Nëna që i jepte cigare dhe alkool foshnjës i ofron para JOQ për t’i treguar kush e ka denoncuar në inbox

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.08.2025, 17:52

Në një episod që sfidon çdo standard prindëror, një nënë shqiptare është bërë protagoniste e një skandali pasi u zbulua se i jepte vajzës së saj cigare dhe alkool e fotot i publikonte më pas në Instagramin e saj.

Pasi rasti u bë publik nga JOQ me synim ndërgjegjësimin për një përgjegjësi të madhe siç është prindërimi, fotot e foshnjës ku nëna i ushqente alkool dhe cigare u hoqën për arsye etike.

Ajo i ka ofruar para redaksisë së JOQ për të gjetur emrin e personit që denoncoi në inbox gjestet e shëmtuara dhe keqtrajtimit që i bënte foshnjes së saj.

Ajo shkruan:

"Jam ajo nena qe me vodhen foton e goces te lutem dua tme thuash kush e ka bere ne shperblim nje kafe e keni nga un. Ju kerkon a dicka o me teegoni se kush e ka bere se un do ju bej denoncim per fotot e femijes qe mu publikua Ju lutem me tregoni kush ju ka nisur fotot. Se cdo gje esht vjedhur nga faqa ime dhe ju si redaksi keni publikuar fytyren e nje engjulli"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit