Sherr në dasmë: Dhëndri dhe dasmorët rrahin brutalisht Shpat Kasapin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.08.2025, 17:32

Një incident i rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar fizikisht nga disa persona.

Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë edhe vetë dhëndri i dasmës ku Kasapi ishte i ftuar për të kënduar. Sherri dyshohet se nisi pas vonesës së këngëtarit në skenë, ndërkohë që burime jozyrtare pretendojnë se ai ka mbërritur edhe në gjendje të dehur.

Pasi situata degjeneroi, dhëndri dhe disa të ftuar të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj Kasapit dhe vëllait të tij, duke i goditur brutalisht.

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit