Tre persona rrahin Shpat Kasapin në një event në magjistralen e Mitrovicës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.08.2025, 21:27

Një aheng familjar në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka mbetur i sulmuar bashkë me Albin Kasapin.

Viktimat janë Shpat Kasapi rreth 40-vjeçar dhe Albin Kasapi rreth 47-vjeçar, të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj rreth 62-vjeçar, Bledar Kicaj rreth 36-vjeçar dhe Blerim Kicaj rreth 29-vjeçar.

Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarit dhe viktimat për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit