Arrestohet 78-vjeçari në Korçë, ngacmoi seksualisht dy vajza në mënyrë të përsëritur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.08.2025, 16:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën, ku një 78-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të reja. Sipas informacioneve zyrtare, i arrestuari është shtetasi Nexhat Kaso, ndërsa viktimat janë një vajzë 20-vjeçare dhe një tjetër 25-vjeçare.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për një episod të vetëm, por për veprime të turpshme të përsëritura në kohë, të kryera nga i moshuari ndaj vajzave. Të dyja të rejat, të tronditura nga ngjarja, kanë vendosur ta denoncojnë në polici, duke rrëfyer rastet e përsëritura të ngacmimeve.

Policia e Korçës ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa i dyshuari ndodhet në gjendje arresti dhe pritet të përballet me akuzat në gjykatë. Ngjarja ka shkaktuar indinjatë në komunitet, ku banorët kërkojnë dënim shembullor për autorin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit