S*ksi në majë të shkëmbit përfundon në tragjedi, çifti vdes pas rënies nga lartësia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.08.2025, 16:17

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në juglindje të Brazilit, ku një çift humbi jetën pasi makina e tyre ra nga një shkëmb rreth 100 metra lartësi. Adriana Ribeiro, 42 vjeçe, dhe partneri i saj Marcone Cardozo, 26 vjeç, po ktheheshin nga një festë në qytetin Venda Nova do Imigrante kur ndaluan në një pikë panoramike të njohur për sportet ekstreme dhe fluturimet me deltaplan.

Sipas autoriteteve, dyshohet se ata po kryenin marrëdhënie intime brenda automjetit, kur ky i fundit lëvizi dhe ra në greminë, pavarësisht se frenat e dorës ishin të vendosura. Trupat e çiftit u gjetën lakuriq në fund të shkëmbit, ndërsa makina ishte e shkatërruar plotësisht.

Sipas dëshmive të banorëve vendas, rreth orës 1:30 të mëngjesit ata dëgjuan një zhurmë të madhe, por për shkak të errësirës dhe terrenit me bimësi të dendur, nuk ishin në gjendje të përcaktonin se çfarë kishte ndodhur.

Hetuesi Alberto Roque Perez tha se nuk ka asnjë dyshim për ndonjë ndërhyrje të jashtme dhe se gjithçka tregon për një aksident të shkaktuar nga lëvizjet e çiftit brenda makinës. Pamjet në vendngjarje u përshkruan si tronditëse edhe nga punonjës të zonës, ndërsa komuniteti është shokuar nga ky rast i pazakontë që i mori jetën dy të rinjve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit