Në zonën e Kombinatit ka ndodhur një aksident i rëndë ku një këmbësor është përplasur nga një kamion. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, ambulanca ka mbërritur me vonesë të konsiderueshme, rreth 40 minuta pas incidentit.
Denoncimi i mbërritur në redaksinë e JOQ:
Përshëndetje JOQ. Ka ndodhur një aksident në Kombinat. Është shtypur me kamion një këmbësor. Ambulanca u vonua me më shumë se 40 minuta. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas 40 minutave.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë shërbimin e ambulancës për vonesë ekstreme dhe mungesë të ndihmës së duhur mjekësore në rastet emergjente.