‘Avash se na shtype’, zbardhet sherri me thika mes dy të rinjve në Fier

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.08.2025, 12:08

Dy persona kanë përfunduar të plagosur me thikë pas një konflikti në lagjen “11 Janari” në Fier. Shtetasit Albion Majaci, 28 vjeç, dhe Loni Seitaj janë paraqitur vetë në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore pas një përplasje mes tyre. Policia njofton se dy të rinjtë janë dëmtuar me mjet prerës dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Sipas policisë së Fierit, 28-vjeçari Albion Majaci është konfliktuar me Edi Hoxhën dhe vëllain e tij Loni Seitaj, 38-vjeç. Gjatë konfliktit, 40-vjeçari Edi Hoxha ka goditur me mjet prerës Majacin, ndërsa në konflikt e sipër, ka mbetur i dëmtuar edhe vëllai i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, kur sipas burimeve policore, Loni Seitaj dhe i vëllai i tij po kalonin tek vijat e bardha, kur Albion Majaci i shoqëruar nga një shok po kalonte me makinë pranë tyre. Konflikti ka nisur pas fjalëve “Avash se na shtype”, të cilat i ka thënë Seitaj, duke nxitur zemërimin e Majacit. Pas një shkëmbimi sharjesh, situata degradoi deri në përdorimin e thikës, ku Seitaj është goditur në dorë, ndërsa Majaci në bark.

I pari që ka kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë Albion Majaci, i ndjekur më pas nga Loni Seitaj. Në vendngjarje është shfaqur edhe policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive. Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje stabile, ndërsa pritet të sqarohen edhe detajet e tjera të konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit