Vijojnë denoncimet ndaj Air Albania: Na anuluan fluturimin Bologna–Tiranë dhe na lanë në mes të rrugës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.08.2025, 11:15

Pas denoncimeve të shumta të muajve të fundit, situata me fluturimet e Air Albania duket se po përkeqësohet. Qytetarë të ndryshëm raportojnë anulime të papritura të fluturimeve, mungesë informacioni dhe shërbim të dobët ndaj klientëve. Një pasagjer i cili denoncon për JOQ, tregon se fluturimi i tij u anulua papritur, ndërsa ai dhe familja e tij u gjendën në aeroport me fëmijë të vegjël pa asnjë ndihmë nga stafi i kompanisë.

Denoncimi i qytetarit për JOQ:

Përshëndetje JOQ. Doja të ndaja një shqetësim të këtyre ditëve për sa i përket fluturimeve me Air Albania. Na anuluan fluturimin e datës 8, Bologna–Tiranë, na thanë për datën 9. Përsëri e anuluan, duke mos na lënë një zgjidhje, por edhe në datën 13 nuk ka siguri. Çfarë është kjo tallje me shqiptarët? U torturuam nëpër aeroport me fëmijë të vegjël dhe shumë gjëra të prenotuara në Shqipëri që për ne janë kthyer në humbura këto pesë ditë. Shërbimi zero, si në aeroport, edhe në email-e e telefonata. Zhgënjim total! U kthyem në shtëpi. Kemi që dje me fëmijë të vegjël. Nuk rrinim dot deri në datën 13 atje. Dhe hotelin e paguam me lekët tona, se na dërguan në Verona, po edhe atje u anulua.

Telefonatat dhe emailet për informacion apo zgjidhje alternative mbeten pa përgjigje, duke krijuar një situatë të vështirë për shumë udhëtarë që kishin planifikuar pushimet në Shqipëri. Kjo mungesë komunikimi dhe organizimi po rezulton në humbje të konsiderueshme financiare dhe stres emocional për klientët.

Anulime të papritura, mungesë të ndihmës së duhur, dhe mungesë të informacionit për fluturimet e tyre nga ana e Air Albania janë shpeshta. Disa prej tyre kanë humbur rezervime hoteli, bileta të tjera, dhe kanë kaluar momente të vështira duke pritur paqartësisht në aeroporte. Këto shqetësime po ndikojnë direkt në pushimet dhe planet e shumë shqiptarëve që kthehen në atdhe gjatë verës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit