Skandal në spitalin e Durrësit! Plehrat mjekësore pushtojnë oborrin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.08.2025, 10:39

Një situatë alarmante po zhvillohet në ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku prej më shumë se një muaji, mbeturinat përfshirë dhe ato me origjinë mjekësore nuk janë pastruar nga oborri i spitalit, duke krijuar një mjedis të ndotur dhe me erë të padurueshme. Pamjet e dërguara nga qytetarë tregojnë qartë grumbuj mbeturinash të përhapura, ku dallohen edhe doreza me gjak dhe materiale të tjera të ndjeshme.

Denoncimi i mbërritur në redaksi:

Përshëndetje JOQ! Po ju dërgoj gjendjen te Spitali Rajonal Durrës. Ka më shumë se 1 muaj që plehrat brenda oborrit të spitalit nuk pastrohen, duke krijuar një ambient ndotës dhe erë të keqe edhe për ne banorët afër spitalit. Prania e kafshëve ka bërë që mbetjet spitalore të përhapen kudo. Pavarësisht ankesave, nuk është bërë asgjë. Video është bërë mbrëmë. Ka doreza me gjak kudo, se i lëvizin qentë qeset. Po, po, ka 3 javë po njëherë, vetëm shtohen. S’janë plehra të pak ditëve. Nëse keni ndonjë njeri afër në Durrës, ta dërgoni t’i shohë vetë tani ditën. Anonim ju lutem!

Prania e qenve endacakë dhe kafshëve të tjera ka përkeqësuar situatën, duke shpërndarë mbetjet në të gjithë territorin, përfshirë edhe zona afër hyrjeve të repartit. Sipas denoncuesve, kjo gjendje e papranueshme zgjat prej të paktën tre javësh, ndërsa plehrat vetëm shtohen, pa asnjë ndërhyrje nga strukturat përkatëse.

Banorët e zonës përreth dhe familjarët e pacientëve ankohen për mungesë reagimi nga drejtoria e spitalit dhe autoritetet vendore, pavarësisht ankesave të përsëritura. Për një institucion shëndetësor ku pritet higjienë maksimale dhe kujdes ndaj pacientëve, kjo situatë është jo vetëm skandaloze, por edhe e rrezikshme për shëndetin publik.

JOQ i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të reagojnë menjëherë për të ndalur këtë papërgjegjshmëri të përsëritur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit