“Më komplimentoi, por e injorova”, vajza denoncon djalin: Më shau dhe bëri gjeste të pahijshme!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2025, 00:51

Një vajzë nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:30, në zonën e Stacionit të Trenit. Ajo rrëfen se një djalë iu afrua dhe e komplimentoi, por ajo e injoroi për t’i bërë të qartë se nuk ishte e interesuar.

Sipas saj, më pas djali i kërkoi një çakmak, por ajo mohoi me kokë duke vijuar injorimin ndaj tij. Më tej, ajo thotë se ai vazhdoi ta ndiqte, duke i kërkuar emrin dhe duke bërë gjeste të pahijshme. Në një moment, vajza i ka thënë se do të thërriste policinë nëse nuk largohej, por situata u përkeqësua dhe ai nisi ta shante.

Vajza ka dërguar edhe një video ku shihet djali duke bërë një gjest të turpshëm. Në video, ai pretendon se e kishte pyetur thjesht për emrin, ndërsa ajo i ishte përgjigjur se do të njoftonte policinë.

Mesazhi i plotë i vajzës për JOQ Albania:

“Përshëndetje JOQ! Në orën 23:30 tek Stacioni i Trenit mu afrua një djalë dhe më komplimentoi. I dhashë një injorim total që ta kuptonte që nuk isha e interesuar. Më pas më kërkoi çakmak, i tunda kokën në shenjë mohimi, vazhdoi të më ndiqte dhe insistoi për emrin tim. Në atë moment i thashë nëse vazhdon të më ndjekësh do të marr policinë. U agravua dhe filloi të më shante dhe të bënte gjeste të shëmtuara, siç shihen dhe në video! Djema, nuk ka asgjë të keqe të tregosh interes tek një vajzë, të rinj jemi, ama kur ajo nuk tregon interes dhe tmerrohet nga ju, ky nuk është më flirtim, por ngacmim! Faleminderit JOQ!”

Linku i videos

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit