Sherr me thika në Fier, plagosen dy të rinjtë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2025, 23:47

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fier, i cili degradoi në përdorimin e thikave.

Policia bën me dije se rreth orës 21:40, në spitalin rajonal të Fierit janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Albion Majaci, 28 vjeç, dhe shtetasi Loni Seitaj, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti me njëri-tjetrin.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit