Incident tragjik në Berat/ Tentoi të vriste një kafshë të egër, 83-vjeçari vret aksidentalisht fqinjin 57-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2025, 23:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan të Beratit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua aksidentalisht me armë gjahu nga një bashkëfshatar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 21:00, shtetasi Th. Kuqi, 53 vjeç, banues në të njëjtin fshat, dyshohet se ka hapur zjarr me qëllim për të vrarë një kafshë të egër, por nga pakujdesia ka qëlluar shtetasin Adriatik Toska, 57 vjeç.

Fillimisht, viktima është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagës së rëndë të marrë, ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një tentative për të mbrojtur tokat bujqësore nga dëmtimi i kafshëve të egra.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar 53-vjeçarin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit