E diagnostikuar me leukemi, Joana e vogël ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2025, 22:40

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.Bëhet fjalë për 12-vjeçaren Joana Emiljan Bebja nga Klosi, e cila është përballur me një nga diagnozat më të rënda që mund të prekë një fëmijë, leukeminë.

Ende nuk është përcaktuar lloji i saktë i leukemisë, por trajtimet dhe analizat e thelluara tashmë kanë nisur. Dhe me to, edhe barra e rëndë emocionale dhe financiare që po rëndon mbi familjen Bebja.

Joana është një vajzë e dashur, plot jetë dhe krijimtari. Ajo e do vizatimin, kohën me familjen dhe botën që e rrethon me pafajësinë që vetëm fëmijët dinë të kenë. Por tani, bota e saj është tronditur thellë. Spitalet, ilaçet dhe dhimbja kanë zëvendësuar lojërat e fëmijërisë.

Prindërit e saj po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur fort, për t’i dhënë dashuri dhe shpresë, por sfida ekonomike është e jashtëzakonshme. Prindërve u është dashur të ndërpresin punën për të qenë pranë saj ditë e natë, ndërsa kostot e shtrimit, analizave, ilaçeve, udhëtimeve dhe akomodimit sa vijnë e rriten.

Familjarët kanë hapur një GoFundMe, ku kërkojnë ndihmën e njerëzve të mirë kudo që janë për të përballuar këtë betejë të rëndë me sëmundjen.

Fondet do të shërbejnë për të mbuluar kostot e kimioterapisë dhe ilaçeve të specializuara, kujdesit spitalor e udhëtimeve për trajtim, si dhe ushqimit, akomodimit dhe shpenzimeve të tjera mjekësore.

“Joana është e fortë, por ajo nuk duhet ta përballojë këtë betejë e vetme. Të bashkohemi të gjithë dhe ta mbështesim me dashuri e zemër”, shkruajnë familjarët në apelin e tyre.

Ky është momenti kur solidariteti i shqiptarëve mund të bëjë ndryshimin. Çdo ndihmë, sado e vogël, ka peshë të madhe. Nëse nuk keni mundësi të kontribuoni, jeni të lutur ta shpërndajeni këtë apel për ndihmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit