Pasi sulmoi virtualisht gjyqtarët e Kushtetuesës, Dejona Mihalit i ndodh e papritura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.08.2025, 21:11

Dejona Mihali, anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbyllur llogarinë e saj në Facebook (ose i është bllokuar) pas një postimi ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në reagimin e saj, Mihali kritikoi ashpër aktgjykimin e Gjykatës, në të cilin u konstatua se kishte pasur shkelje të Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.

Ajo, përveç kritikës ndaj institucionit në tërësi, përmendi edhe emrat e disa gjyqtarëve, duke i cilësuar si “të kapur” dhe duke sugjeruar se vendimet e tyre janë në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës – duke përmendur si shembull edhe vendimin e vitit 2014.

Postimi i saj u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe ngjalli reagime të ndryshme. Pak kohë më pas, llogaria e saj në Facebook nuk ishte më aktive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit