Teksa ndodhemi në kulmin e sezonit turistik dhe shumë pushues po kalojnë disa ditë të qeta në bregdetin tonë, duken se disa prej tyre kanë mendjen të abuzojnë dhe të largohen nga restorantet pa paguar.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur në një restorant në Ksamil, ku një familje me pushime është larguar pa bërë pagesën e drekës prej 9 350 lekësh të rinj.
Pronarët e restorantit tregojnë me pamje se çifti u paraqit në mëngjes për të kosnumuar kafe dhe ushqim. Pasi mbaruan mëngjesin ata paguan dhe u larguan për t’u rikthyer në drekë me disa persona të tjerë me vete.
Pasi porositën dhe hëngrën salcë kosi, karkaleca, briosha, sallatra, pica, birra dhe pije të ndryshme që kushtonin afron 94 mijë lekë të vjetra, ata thurën planin e arratisjes. Ky plan u vu në jetë sapo në lokal u paraqitën një grup prej 20 turistësh, të cilët ngarkuan me punë stafin.
Familja çohet me kujdes dhe largohet nga pjesa e pasme pa bërë pagesën, duke ikur nga ‘sytë-këmbët’. Sipas pronarëve të lokalit, familjarët u kishin treguar disa anë anëtarëve të stafit se kishin një dasmë në fundjavë, dhe nuk besojnë se do të kthehen më.
Pavarësisht kësaj, ata u kërkojnë turistëve që nëse e shikojnë këtë video, të kthehen për të bërë pagesën e drekës.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ, dua te raportoj nje rast të pakëndshëm sot në restorantin tonë në Ksamil.
Një çift, që erdhi në mëngjes dhe pagoi vaktin, u kthye më vonë për drekë bashkë me disa persona të tjerë. Gjatë kohës kur në restorant mbërritën rreth 20 turistë të tjerë dhe stafi ishte i zënë, ata u larguan pa u vënë re, nga pjesa e pasme, pa bërë pagesën.
Nga kamerat duket qartë se nuk kanë ndaluar fare për të kërkuar një kamarier apo për të bërë ndonjë përpjekje për të paguar.
Sipas stafit, ata kishin thënë më herët se do të largoheshin sot, pasi të dielën kishin një dasmë – duket qartë që nuk kishin në plan të ktheheshin për të paguar.
Secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që konsumon. Pushimet janë luks, jo hall. Nëse ky çift e sheh këtë video apo mesazh, i ftojmë të vijnë dhe të kryejnë pagesën sa më parë. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe tregojnë mungesë respekti për punën tonë.
Faleminderit!