Gjobiten shoferët e kamionëve që lëviznin krah për krah në autostradë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.08.2025, 16:51

Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë që po ngisnin kamionët e tyre në ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

Në videon e publikuar shihen dy kamionë që lëvizin krah për krah në autostradë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik nga mos përshtatja e shpejtësisë dhe mbajtjes së distancës anësore.

Nga policia deklarojnë se shoferët e kamionëve janë identifikuar dhe janë gjobitur.

Njëri prej tyre është gjobitur me 60 euro gjobë, që gjatë tejkalimit nuk ka mbajtur distancën anësore të sigurisë.

Ndërkaq tjetri është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe për 12 muaj i është ndaluar drejtimi i automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit