QMK: Qytetarët do të marrin sot një SMS mesazh testues

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.08.2025, 16:09

Sot, gjatë pasdites, qytetarët do të marrin një mesazh testues SMS nëpërmjet sistemit të transmetimit celular, me qëllim verifikimin e aftësive teknike për dërgimin e njoftimeve dhe alarmeve masive në raste të situatave të krizës, njoftoi Komanda Qendrore.

“Ky është një sistem që lejon dërgimin e mesazheve emergjente te të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare që ndodhen në një zonë të caktuar gjeografike, pavarësisht nga operatori celular. Qëllimi është informimi në kohë dhe me efikasitet i popullsisë në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh, fenomenesh të rrezikshme të motit ose situatash të tjera emergjente.

Krijimi i këtij sistemi është një nevojë kombëtare dhe njëkohësisht një detyrim ligjor në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë që të gjitha vendet të kenë një mekanizëm për informimin dhe alarmimin masiv të qytetarëve në kohë krize”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit