Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Nënmavriq, ku është gjetur i pajetë 47-vjeçari me inicialet Z.V. nga familjarët e tij, në afërsi të banesës së tij. Sipas burimeve të para, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes mund të jetë një pickim nga bletët, pas një hetimi paraprak të kryer nga autoritetet.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të verifikuar detajet e plota të rastit.