Mafiozi në Budva i shpëton atentatit të katërt, autori rrëshqiti në pllaka kur e qëlloi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2025, 16:07

Marko Ljubisa një personazh i njohur me i botës së krimit në Malin e Zi nofkën ‘Kan’ ka arritur t’i mbijetojë për herë të 4 atentateve që planifikonin ekzekutimin e tij.

Pasditen e djeshme ishte rasti më i fundit! ‘Kan’ ishte duke pushuar në një hotel në Budva, kur atentatori iu afrua dhe e qëlloi, por vetëm e plagosi në kokë dhe në këmbë.

Një dëshmitar ka thënë për mediat e huaja: “Autori iu afrua 20 centimetra në distancë. Ishte maskuar si turist i zakonshëm. Sa e qëlloi humbi ekuilibrin pasi rrëshqiti në pllaka. Plumbi nuk e qëlloi drejtpërdejt në kokë, por në këmbë dhe pësoi një gërvishtje të lehtë në kokë.”

Pas atentatit ‘Kan’ u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët konstatuan se plagët e marra nuk i rrezikonin jetën. Në momentin kur atentatori iu afrua, ‘Kan’ ishte duke qëndruar i qetë në një shezlong pranë pishinës së hotelit.

Ky moment shkaktoi panik mes pushuesve të tjerë. Pas ngjarjes autori u largua me një automjet tip ‘BMË’ dhe ende nuk është kapur nga autoritetet.

Bosi i mafies Marko Ljubisa u ka shpëtuar tre atentateve me armë zjarri deri më tani, ndërkohë që ai që ndodhi pasditen e djeshme ishte atentati i katërt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit