I riu urinon në koshin e mbeturinave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2025, 15:26

Temperaturat e larta të kësaj vere nuk po nxjerrin në pah vetëm vapën përvëluese, por edhe sjellje të pazakonta nga disa individë që qarkullojnë në rrugët e vendit. Mes tyre janë edhe persona me sjellje manjakësh, të cilët këtë vit duket se janë shtuar ndejshëm.

Këta individë mund t’i hasësh kudo, në transportin urban, në plazh, madje edhe në lulishte publike, ku njerëzit shijojnë një moment relaksi. Pikërisht me një rast të tillë është ndeshur edhe një qytetar, i cili ka vendosur ta denoncojë publikisht nëpërmjet redaksisë sonë.

Në fotot e mbërritura shihet një djalë me bluzë rozë teksa urinon në një kosh plehrash të vendosur nga Bashkia e Tiranës, në lulishten pranë “Taivanit”, në qendër të kryeqytetit. Veprimi i tij bëhet edhe më shqetësues nga fakti se përballë tij, ndodheshin dy vajza duke ngrënë akullore.

Ky park frekuentohet çdo ditë nga qytetarë të të gjitha moshave, përfshirë edhe fëmijë, ndaj një pamje e tillë është e papranueshme për një mjedis publik. Nuk dihet nëse i riu në fjalë vuan nga ndonjë problem i shëndetit mendor, por veprimet e tij kanë habitur dhe indinjuar qytetarët.

Desha te denoncoja nje rast te nje personi duke urinuar afer disa stolave ku kishte njerez te kompleksi Taivan,” shkruan denoncuesi.

Raste të tilla duhet të raportohen dhe të marrin reagimin e duhur nga institucionet, në mënyrë që sjellje të tilla të ndëshkohen dhe të mos përsëriten në hapësirat publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit