Pacientët e Poliklinikës së Qytetit të Korçës po përballen me një situatë të vështirë shëndetësore për shkak të mungesës së neurologut përgjegjës gjatë orarit të punës. Sipas denoncimit të një qytetari, neurologu që duhet të mbulojë këtë shërbim nuk ka qenë prezent në zyrën e tij në disa raste, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe krijuar një situatë të pasigurisë për pacientët. Pavarësisht se janë dy neurologë të emëruar për këtë detyrë, ata nuk janë të pranishëm në kohën e duhur dhe pacientët janë detyruar të presin për orë të tëra.
Qytetarët thonë se kjo situatë është shumë e padurueshme, sidomos për pacientët e moshuar që kanë nevojë për kujdes të menjëhershëm dhe janë të detyruar të presin nëpër korridore, ndërsa stafi i Poliklinikës thotë se mjeku do të vijë në orën 1 pasdite dhe do të qëndrojë deri në orën 4, por ai nuk ka mbërritur në oraret e përcaktuara. Kjo mungesë e përgjegjshmërisë dhe vonesa në shërbim krijon një situatë të tensionuar dhe të pasigurt për ata që kanë nevojë për asistencë mjekësore.
Kërkohet që institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtorinë e Poliklinikës, të marrin masa për të siguruar që mjekët të jenë të pranishëm në oraret e tyre të punës dhe të garantohet një shërbim shëndetësor cilësor dhe të shpejtë për qytetarët.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq anonim te lutem dëshiroj të bëj një denoncim lidhur me mungesën e neurologut në poliklinikën e qytetit të Korçës. Për disa herë radhazi, neurologu përgjegjës nuk është gjendur në zyrën e tij gjatë orarit të punës, duke krijuar vështirësi dhe vonesa në marrjen e shërbimit mjekësor për pacientët që presin me radhë. Kjo sjellje është e papranueshme dhe ndikon negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve. Kërkoj që institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për të siguruar praninë dhe përgjegjshmërinë e mjekut në punë. Njerezit presin me ore te tera qe te vije . Jane 2 neurologe te emeruar tek dera dhe nuk ndodhet as1 thone qe do vije ne oren 1 dhe eshte deri ne oren 4 ai nuk vjen ne oren e duhur dhe moshat e treta presin me ore ne rradhe duke u mbushur koridori plot. Ju lutem ta postoni
