Vjehrri korçar pë*dhunon nusen me probleme të shëndetit mendor

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.08.2025, 12:41

Një 30-vjeçare nga zona e Maliqit ka denoncuar një ngjarje të rëndë, ku pretendon se është abuzuar seksualisht nga vjehrri i saj. Sipas rrëfimit të saj, ngjarja ka ndodhur rreth dy muaj më parë, ndërkohë që e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka e bën situatën edhe më shqetësuese. Ngjarja ka shkaktuar tronditje brenda familjes dhe në komunitetin përreth. Të afërmit e saj janë të shqetësuar për gjendjen emocionale dhe fizike të 30-vjeçares.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit