Lagjja Nr. 1 në Pogradec mbuluar nga pisllëku, bashkia nuk merr masa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.08.2025, 11:46

Banorët e lagjes 1 në Pogradec janë të shqetësuar për kushtet e pamjaftueshme higjenike në mes të qytetit. Sipas tyre, papastërtia në këtë lagje shkakton një nivel të lartë pisllëku, erë të keqe dhe përhapje të bakterieve, çka ndikon direkt në shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.

Banorët thonë se janë ankuar disa herë në bashki, por ndërhyrjet kanë qenë të pamjaftueshme. Pisllëku dhe kushtet e papërshtatshme janë bërë një shqetësim serioz, pasi banorët nuk mund të jetojnë më në këto kushte. Ata kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë menjëherë dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë problem të vazhdueshëm.

Denoncimi i mbërritur në redaksi:

Përshëndetje, ju lutem publikoni këto foto. Ndodhen në mes të qytetit të Pogradecitt, lagjia 1, te stadiumi mbrapa. Nuk po marrim frymë nga pisllëku dhe nga zhurma e pulave. Përshëndetje, ju lutem publikoni këto foto. Ndodhen në mes të qytetit të Pogradecit, lagjja 1, te stadiumi mbrapa. Nuk flemë dot nga zhurma, këndon gjeli që në 3 të natës. Ne kemi shtëpinë këtu. Jemi ankuar në bashki, erdhën, pastruan pak dhe "bëni durim" thonë. Por ne nuk flemë dot gjumë, pushimet po na shkatërrohen dhe nuk po qetësohemi fare, ngase nuk njohim njeri në bashki dhe na sorollatin. Viti 2025, ai mban pula dhe rosa në mes të qytetit, të tmerrshme. Nuk dimë ku të ankohemi.

Banorët kërkojnë veprime konkrete nga Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli dhe autoritetet lokale për të siguruar një qytet më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë. Ata kërkojnë që ky problem të merret seriozisht dhe që të merren masa të menjëhershme për të garantuar kushte të mira jetese dhe higjienë në qytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit