Vazhdon keqtrajtimi i kafshëve! Pas Llogarasë, në Shkodër kalin e lidhën dhe e hodhën në ujë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2025, 12:03

Një ngjarje e rëndë u raportua së fundmi në zonën turistike të Llogarasë, ku 22 kuaj ishin qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë 4 prej tyre u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas raportimeve paraprake ngjarja ka ndodhur motive konkurrence, ose konflikte banale për burimin ku pinin ujë kuajtë. Kjo ngjarje trazoi opinionin publik, duke kërkuar nga autoritetet që të marrin masa për ta hetuar këtë rast dhe për të vendosur autorët përpara përgjegjësisë ligjore.

Por barbaria dhe keqtrajtimi ndaj kafshëve duket se nuk ka fund në vendin tonë. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në lumin Buna në Shkodër.

JOQ Albania mëson se një kalë është torturuar, duke ia lidhur këmbët me litar dhe më pas është hedhur i gjallë në ujë. Në pamundësi për të notuar, kafsha e pafajshme është mbytur.

Një qytetar shkruan: “Përshëndetje, ja çfarë bëhet në lumin Buna në Shkodër. Kali i lidhur prej këmbësh dhe i hedhur në ujë. Është hedhur i gjallë, por ka ngordhur. Kishte mbetur sipër ujit. Këmbët i ka të lidhura.”

Ky është një tjetër rast që kërkon hetim nga institucionet. Keqtrajtuesit e kafshëve duhet të përballen me ndëshkime penale për veprat e tyre të pahijshme. Redaksia jonë do të vijojnë të raportojë për raste të ngjashme, duke kërkuar gjithmonë reagim nga institucionet, për të mbrojtur të drejtat e atyre që nuk flasin dot, kafshëve të pafajshme.

Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast keqtrajtimi të kafshëve, dhe apelojmë për më shumë përkujdesje ndaj tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit