Qëllohen me armë 22 kuaj në Llogara: 4 të ngordhur, disa të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2025, 10:20

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në zonën turistike të Llogarasë, në Vlorë, ku 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu (çifte).

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë, ndërsa autoritetet policore ende nuk kanë nisur hetimet.

Nga sulmi me armë janë vrarë 4 kuaj, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur rëndë. Të tjerët janë shpërndarë nga frika në zonën e pyllit përreth.

Kafshët, të cilat qëndronin të lira në zonë për të ofruar guida turistike për vizitorët, janë qëlluar në mënyrë barbare me armë gjahu.

Ka dyshime se kjo ngjarje e rëndë mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti apo konkurrence mes pronarëve që ofrojnë shërbime me kuaj në këtë zonë.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është se, sipas burimeve pranë pronarit të kuajve, në momentin e denoncimit pranë policisë, materialet filmike dhe pamjet tronditëse nuk janë bashkangjitur në dosjen e hetimit.

Autoritetet duhet të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit