Në një denoncim për redaksinë e JOQ, një banor nga fshati Çepe, Bashkia Belsh, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të trajtuar një problem të përsëritur që ka shkaktuar pasiguri dhe dëme.

Të enjten në orën 15:00, një zjarr masiv ra pranë Liqenit të Kuq, ku për fat të mirë, falë ndërhyrjes së banorëve të zonës dhe zjarrfikësve të Belshit, u arrit të shuhet.

Sipas banorit, shkaku i zjarrit ka qenë rrjeti i degraduar dhe i pa mirëmbajtur nga OSHEE, që ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në shpërthimin e flakëve.

Banori ka denoncuar se ka bërë disa kërkesa dhe ankesa pranë OSHEE, por ende nuk është marrë asnjë masë për të përmirësuar këtë situatë.

Mesazhi i banorit në redaksinë e JOQ:
Mirëmbrëma JOQ! Sot në orën 15:00 në fshatin Çepe, Bashkia Belsh, më saktë tek Liqeni i Kuq, ra një zjarr masiv. Falë banorëve të zonës me pompat e tyre të ujit dhe Zjarrfikëses Belsh, u bë e mundur shuarja e zjarrit. Shuarja e këtyre flakëve nuk qe aspak e lehtë për shkak të territorit kodrinor dhe tymit të madh. Shkaku i këtij zjarri u bë rrjeti i degraduar, i vjetruar dhe i pa mirëmbajtur i OSHEE. Edhe pse kemi bërë disa kërkesa dhe ankesa pranë OSHEE, asgjë nuk ka ndryshuar. Ka 3 vite rresht që gjatë sezonit të verës digjen pronat pranë Liqenit të Kuq Çep, Belsh. Shkaku për të tre zjarret është rrjeti i degraduar energjetik me kabllot e zhveshur dhe shumë pranë tokave bujqësore të OSHEE. Ju lutem të bëni të mundur këtë denoncim pasi kemi 3 vite që kemi bërë ankesa tek OSHEE dhe nuk gjejmë zgjidhje. Ju lutemi të postohet që OSHEE të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ju faleminderit.

Ai shtoi se ndërhyrja e menjëhershme është e domosdoshme për të parandaluar fatkeqësi të mëtejshme dhe për të siguruar një sistem të besueshëm energjetik. Në përfundim, banori kërkon që ky denoncim të publikohet në mënyrë që të nxisë reagimin e shpejtë nga OSHEE dhe autoritetet përkatëse. Ai bëri thirrje që OSHEE të veprojë pa humbur kohë për të shmangur pasojat e mundshme.
