Denoncim: Barrierat në rrugën e Dibrës rrezik për fëmijët, nuk ka vija të bardha

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.08.2025, 09:36

Banorët e rrugës së Dibrës kanë shprehur shqetësim për barrierat e vendosura nga punonjësit e Bashkisë në trafik-ndarësen e rrugës kryesore. Edhe pse barrierat janë një masë për sigurinë, ata theksojnë se distancat shumë të gjera që janë lënë, krijojnë një rrezik të shtuar për aksidente. Mungesa e vijave të bardha dhe ndarësve të veçantë është një problem tjetër që ata kanë ngritur.

Sipas banorëve, janë bërë kërkesa të përsëritura për rregullimin e kësaj situate, por përgjigja ka qenë e paqartë dhe ende nuk është marrë asnjë masë për të adresuar shqetësimin. Ata kërkojnë që Bashkia të ndërhyjë dhe të sigurojë një kalim më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Një tjetër shqetësim i ngritur është ai për fëmijët, të cilët, kur të fillojë shkolla, do kalojnë në këtë zonë për të marrë transportin shkollor. Banorët kërkojnë që të merret një masë urgjente për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, duke siguruar që barrierat të jenë të përshtatshme dhe që rruga të jetë më e sigurt për të gjithë përdoruesit, veçanërisht për fëmijët.

Mesazhi i qytetarit në redaksinë e JOQ:

Përshëndetje Stafi i JOQ! Mund të ndajmë një shqetësim që na është krijuar në rrugën e Dibrës ju lutem? Rasti i sotëm është i shumë banorëve të zonës, por mendoj që unë mund të kem më shumë besim tek juve. Ka rreth 3 javë që punonjësit e Bashkisë kanë vendosur barrierat në trafik-ndarësen e rrugës kryesore. Pa dyshim që çdo kush i dëshiron ato, sepse është normale, mirëpo duke lënë distanca shumë të largëta, këto e shtojnë rrezikun, për faktin se kanë lënë në mungesë vendet e posaçme, konkretisht vijat e bardha. Për më tepër, disa banorë kanë bërë edhe kërkesë për këtë çështje, por përgjigja është se do e sistemojmë, por nuk është marrë parasysh! Të imagjinojmë po kur të fillojë shkolla, që shumë fëmijë, po ashtu edhe fëmijët e mi, do kapërcejnë hekurat në të njëjtin vend për të marrë transportin me fugonat e Shkollës! Ju faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit