Hëngrën sanduiç me salçiçe dhe brokoli: 1 i vdekur dhe 9 të helmuar në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2025, 09:07

Një burrë 52-vjeçar nga Kampania ka ndërruar jetë dhe nëntë persona të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozencë, pas helmimit nga një sanduiç me salçiçe dhe brokoli të blerë nga një shitës ambulant në Diamante, një vendpushim turistik në bregdetin Tirren pranë Kozencës.

Mes të shtruarve janë dy 17-vjeçarë, dy gra 40-vjeçare dhe tre persona të tjerë nën 40 vjeç, të cilët filluan të ndiheshin keq pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar.

I ndjeri u sëmur pranë Lagonegro ndërsa kthehej në Napoli, dhe ndërsa familja e tij kërkoi ndihmë, ai vdiq pak para mbërritjes në spital. Trupi i tij është në morg duke pritur autopsinë.

Autoritetet shëndetësore provinciale të Kozencës kanë nisur një hetim epidemiologjik dhe kanë marrë mostra ushqimore nga shitësi ambulant ku është blerë ushqimi.

Kryebashkiaku i Diamantes, Achille Ordine, bëri me dije se ende nuk ka prova që lidhen drejtpërdrejt me biznesmenin e zonës dhe po presin rezultatet e analizave. Ai shtoi se janë duke vijuar kontrollet për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve.

Hetimet e autoriteteve italiane vazhdojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e helmimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit