Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një fenomen shqetësues që, sipas tij, po ndodh me makinat që importohen nga Koreja e Jugut drejt Shqipërisë. Ai tregon se gjatë kërkimeve për të blerë një automjet, ka hasur në dy oferta për të njëjtin model, por me kilometrazh dhe çmim të ndryshëm, duke ngritur dyshime të forta për manipulim të të dhënave.


Sipas denoncuesit, në rastin konkret të kompanisë Auto Basha, makina rezultonte me 100 mijë kilometra më pak krahasuar me ofertën e një kompanie tjetër, Auto S Korea, që shiste të njëjtën makinë me kilometrat origjinale dhe me garanci.


Përveç manipulimit të kilometrazhit, qytetari thekson se Auto Basha kishte vendosur edhe një çmim më të lartë deri në 3 mijë euro, pa përfshirë doganën. Ai ngre alarmin se qytetarët nuk po dinë më ku të besojnë, te makinat me kilometra të manipuluar, apo te ato që ofrohen me transparencë.
Ky rast vë në pah mungesën e kontrollit dhe transparencës në tregun e makinave të përdorura, një problem që vazhdon të mashtrojë konsumatorët shqiptarë dhe të cenojë sigurinë rrugore. Autoritetet përkatëse ende nuk kanë reaguar.
Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ, isha duke kërkuar një makinë për veten time edhe duke lundruar nëpër faqet që sjellin makina me porosi nga Koreja në Shqipëri, vura re këtë fenomen që është shumë shqetësues. Mirëpo në rastin e Auto Bashës, i janë ulur makinës 100,000 km dhe i është shtuar çmimi pa doganë deri në 3000 euro. Tani s’po dinë njerëzit e shkretë a ta marrin makinën tek çunat e Auto S Korea me km origjinale apo me këta që i kanë fshirë makinës 100,000 km? Më e forta është që ky zotëria i ka dhe km origjinale me garanci. Turp e faqe e zezë".
"Pershendetje!!! Lajmi i publikuar nga ana juaj ne lidhje me mesazhin e nje qytetari qe deformon te verteten objektive na ka detyruar qe te sqarojme opinionin publik sa me poshte: Auto Basha eshte nje kompani qe operon ne shitje blerjen e automjeteve per me shume se 10 vjet dhe ka pasur nje performance te shkelqyer. Per tju rikthyer pretendimit te qytetarit anonim sqarojme se: Automjetet dispononjne certifikate rregjistrimi, .....dhe te gjithe dokumentacionin e nevojshme perfshire dhe mbajtjen e garancise nga ana jone. Paraqitja e dy fotove te automjeteve qe nuk tregojne origjinen se nga jane marre dhe nese perfaqsojne te njejten automjet eshte nje dizinformim qe i behet ndjekesve ne dem te interesave tona. Per kete fakt nga ana e avokatit te kompanise do te ndermeren te gjitha hapat e nevojshem ligjor nenlidhje me cenimin e imazhit dhe shpifjes se bere, sipas legjislacionit ne fuqi"