Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka eskaluar totalisht gjatë protestës kundër padrejtësive në Hagë. Ai së pari e ka quajtur ‘shpenzim’ 33 milionshin e ndarë nga Qeveria për mbrojtjen në Hagë dhe ka kërkuar që të kthehen “milionat që janë vjedh”.
“Nëse ju duhen më shumë, jepni milionat që i keni vjedh, shitni ato hektarë tokë që i keni privatizu, ose shitni more ato villat milionëshe që i keni në Brezovicë!”, ka shkruar ai.
E plotë:
I thërrasin qytetarët me kundërshtu Gjykatën, pastaj kqyrin me shfrytëzu turmën me sulmu Qeverinë! Prandaj s’ju beson kush më!
Në Hagë për të gjithë të mbrojturit nga Qeveria Kurti janë shpenzu total 33 milion euro, prej tyre ç ë ç ë , edhe këta vazhdojnë me rrejtë se s’po paguan Qeveria!
Nëse ju duhen më shumë, jepni milionat që i keni vjedh, shitni ato hektarë tokë që i keni privatizu, ose shitni more ato villat milionëshe që i keni në Brezovicë!