Treni përplas fort furgonin që u bllokua mes shinave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.08.2025, 20:54

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Wola Filipowska, në jug të Polonisë, ku një tren është përplasur me një furgon në një kalim hekurudhor.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe u bë publike në datën 6 gusht nga Policia e rajonit të Małopolskës. Pamjet tregojnë momentin dramatik kur furgoni ngec mes barrierave të sigurisë, ndërsa treni afrohet me shpejtësi të madhe.

Në pamundësi për të frenuar, makinisti i ka rënë fort borisë që shoferi i furgonit të hapte rrugën, por përplasja ishte e pashmangshme. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit arriti të dalë në kohë dhe i shpëtoi përplasjes pa lëndime.

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të sinjalistikës në të gjitha kalimet hekurudhore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit