“Jam nënë e re, faleminderit zonjës së panjohur që më ngrohu shpirtin në Zvërnec”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.08.2025, 20:31

Në një kohë kur shpesh dominojnë lajmet negative dhe indiferenca mes njerëzve, një akt human ka ndodhur dje në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë. Një grua ka gjetur një çantë të humbur që përmbante pajisje për bebe dhe një telefon, dhe është përpjekur me çdo mënyrë të mundshme për t’ia kthyer pronarit.

Ngjarja është bërë publike përmes një mesazhi të ardhur në redaksinë e JOQ Albania, ku qytetarja që kishte humbur çantën shpreh mirënjohjen për zonjën që, ndryshe nga shumë të tjerë, vendosi të mos e shpërfillë por të kërkojë aktivisht kontaktin me të.

Në një realitet ku shpesh raportohet për vjedhje, mashtrime apo mungesë ndjeshmërie, ky gjest i thjeshtë por kuptimplotë është një kujtesë se ende ekzistojnë njerëz me zemër të mirë që bëjnë dallimin.

Mesazhi i qytetares:

"Përshëndetje JOQ, kisha nevojë për ndihmën tuaj.
Dje, në bregdetin e Zvërnecit të Vlorës, një grua kishte gjetur çantën time, me pajisjet e bebit tim, plus brenda kisha telefonin. E kisha harruar.
Dua të falënderoj me zemër atë zonjë që u mundua të më kthente telefonin tim, duke u përpjekur në të gjitha drejtimet për të më gjetur.
Shumë pak njerëz do ta kishin bërë këtë veprim, dhe edhe më pak do të kishin harxhuar kohën e tyre duke u munduar të gjenin personin.
Në një botë ku dëgjojmë vetëm keq, është ngrohje shpirti të dish që ka akoma njerëz me zemër të mirë.
Dua t’i them faleminderit dhe i uroj me zemër të ketë vetëm të mira në jetën e saj.".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit