Një turiste nga Majroka ka mbetur e habitur gjatë një vizite pushimi në plazhin e Ksamilit në jug të Shqipërisë.
Ajo bëri një video dhe e publikoi në rrjetet sociale, duke treguar të gjithë eksperiencën e përjetuar gjatë pushimeve të saj. Vajza thotë se ka udhëtuar në shumë vende të botës, por asnjëherë nuk i është kërkuar pagesë për të qëndruar në rërë ose për t’u futur në det.
Gjatë shëtitjes së saj ajo takoi disa spanjollë, të cilëve u tregoi se në vendin e saj çdo gjë ishte falas dhe jo si në Ksamil. “Mbase duhet të mendojmë dhe ne ta kthejmë me pagesë. Mund të bëjmë biznes, sepse kështu i bie që jemi më budallenjtë,” thotë ajo në video.
A mendoni se kjo turiste do të kthehet përsëri në Shqipëri për një palë pushime të tjera pas asaj që ka përjetuar?