Punonjësit e Postës Shqiptare mbyllin zyrat para orarit, qytetarët pa shërbim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.08.2025, 18:31

Pavarësisht se në njoftimin e vendosur në xham orari i mbylljes së turnit shënon 16:00, punonjësit e kësaj dege të Postës Shqiptare që ndodhet përballë bashkisë së Vlorës e mbyllin punën e tyre orë më parë.

Një qytetare që është paraqitur 5 herë për të marrë një shërbim dhe të pesta herët e ka gjetur mbyllur, ka vendosur ta denoncojë publikisht këtë ngjarje të cilën ajo e konsideron si abuzim.

Ajo thotë se punën e saj e mbaron në orën 15:00, dhe sapo mbaron punën shkon në postë për të kryer punë. Por e gjen mbyllur pa asnjë shpjegim. Sot ishte rasti më i fundit. Ajo shkoi aty në orën 15:30, por posta ishte e mbyllur përsëri.

Posta përballë bashkisë në Vlorë, është hera e disatë që vij dhe e gjej mbyllur përpara orës 16:00 që kanë afishuar në xham. Nuk mund ta them saktë se kur e mbyllin, sepse në orën 15:00 mbaroj punën time dhe vij për këtu. Një zotëri në një lokal aty më tha që s’kanë lekë prandaj e mbyllin, po s’jemi të gjithë për të marrë pensione. Edhe një zonjë tjetër më tha nuk e di kur mbyllet,” shkruan qytetarja.

Kjo situatë është kthyer në një problem për qytetarët që kanë për të kryer veprime të kjo degë e Postës Shqiptare, prandaj kërkojnë nga punonjësit e saj, por edhe nga vëzhguesit e punonjësve, që të merren masa për respektimin e orareve zyrtare, dhe posta të mos mbyllet sipas dëshirës së punonjësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit