Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në zonën e Plepave, në Durrës, ku një turist i paduruar ka shkaktuar shqetësim mes drejtuesve të tjerë të automjeteve dhe kalimtarëve.
Sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar për JOQ Albania, shoferi është irrituar nga trafiku i rënduar dhe ka vendosur të kthehet mbrapsht në mënyrë të papërshtatshme. Ai ka ngjitur makinën mbi trotuar, ku për një moment ngec teksa xhiron rrotat, por më pas arrin të dalë dhe të bëjë kthimin e gabuar.
Ky veprim i rrezikshëm ka shqetësuar të gjithë të pranishmit, pasi sjellja e pakujdesshme e shoferit është konsideruar një burim potencial aksidenti.
Trafiku mbetet një nga problemet më të mprehta në zonat bregdetare, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Ai po bëhet gjithnjë e më i lodhshëm për pushuesit që kërkojnë qetësi dhe relaks, ndaj marrja e masave konkrete për përmirësimin e situatës rrugore është bërë një nevojë imediate.