Një ‘luftë’ duket se ka shpërthyer në internet mes Zegjine Çaushit dhe ish-eprores së saj, kyrebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi!
Pasi arriti që të siguronte karrigen e deputetes me miqësi, pasi me vota ia mori shoqja e saj Maldrita Bardho, Zegjineja e famshme e ‘TikTokut’ me fiksim politik Gazin e PD-së, duket se ka nisur të kopjojë nga shokët e partisë ose mbase kështu e mësuan gjatë shkollës së “Akademisë Politike”.
Deri më tani i vetmi që ka guximin të thotë ndonjë gjë ndryshe nga trajektorja e liderit është Erion Braçe, por me marrjen e mandatit si deputete Zegjineja po përpiqet që të bëjë të njëjtën gjë, vetëm se duke kafshuar ‘dorën që e ushqeu’.
Me anë të kësaj video ajo kritikon bashkinë e Roskovecit që nuk pastron mbeturinat, por i le të derdhura vend e pavend.
Me të folurën e saj karakteristike, Zegjineja thotë: “Mirëmngjesi, këtu jemi në hyrje të qytetit të Roskovecit. Qytetit tonë, dhe pas meje duket kjo gjendje. No coment!”
Nuk dihet nëse ky publikim do e trembë ndopak Bufin e bashkisë për të bërë ndonjë punë, por Zegjineja e ka nisur me vrull punën e saj.