Kamzaliu në party në Ibiza bëhet viral për modelin e flokëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.08.2025, 16:27

Me një model flokësh "alla" kamzali, ky i ri është bërë sensacioni i momentit në rrjetet sociale. "Kamzaliu" ka spikatur për prerjen e veçantë dhe flokët e tij janë bërë kryefjalë e mediave botërore.

Sensacioni viral nga Newcastle është shfaqur kudo në FYP-in e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe kjo për shkak të modelit të tij të veçantë të flokëve. I riu nga Anglia kishte edhe një çantë Louis Vuitton të vendosur përpara trupit, me një gotë në dorën e majtë.

Flokët e tij i përngjajnë personazhit që luan Jim Carrey në filmin klasik komik Dumb and Dumber.

Jack Kay këmbëngul se është thjesht një “person normal” që thjesht po argëtohej në një party në Ibiza. Videoja në TikTok është postuar më 3 gusht dhe ka kapur gati 19 milionë shikime.

Tani, në një postim në rrjetet sociale, Jack ka pranuar pseudonimin “shefi i madh i Ibizës”.

Së fundmi, një vajzë ka publikuar një video online, duke pretenduar se është e dashura e Jack. Sipas Mirror, 23-vjeçarja Alisha Cook ka postuar një TikTok me sensacionin e momentit.

Në një seri videosh të çiftit, Alisha shkroi: “POV: I dashuri yt tani njihet si 'Shefi i madh i Ibizës.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit