Kur Kryeministri Edi Rama shpalli luftë ndaj ndërtimit të paligjshëm, të tre inxhinierët e ndaluar në Vlorë, Ilir Zh., Ludjon Xh., dhe Klarenc C. përfunduan të "burgosur në shtëpitë e tyre" për ndihmë të projekteve pa leje. Por ndërsa ata janë të detyruar të paguajnë çmimin për ndihmën e tyre teknike, investitorët dhe administratorët e kompanive që financojnë ndërtimet të paprekur nga ligji.
Shoqëria "Halisof" e Klaudio Rikos për resortin "The Veil" në Jalë, "Soleil & Sea" e Endrit Mingollarit dhe Ardit Bajraktarit, por që ka raportime se qëndron Alban Xhillari për fshatin turistik "Folie Village" në Dhërmi, dhe "Jala Investment” e Andi Gjikurës për kompleksin në Jalë, janë lënë të paprekur. Kjo duket si një manovër për të fshehur ata që vërtet kontrollojnë këto projekte. Inxhinierët “peshqit e vegjël” kapen, ndërsa ata që i “fishkëllejnë” projektet, vazhdojnë të betonizojnë pa frikë.

Kantieri i ndërtimit i shoqërisë “Jala Investment” në Jalë
Në një paradoks të vërtetë ligjor, hetimet që duhej të shkonin deri tek ata që kontrollojnë financat dhe vendosnin për projektet, kanë përfshirë gabimisht inxhinierët, të cilët, ndonëse përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve, janë në një pozicion të varur nga fondet dhe udhëzimet e administratës. Prokuroria e Vlorës ka aplikuar një nen që përshkruan veprën penale për ndërtim pa leje si “përfitim” për inxhinierët, kur sipas Kodit Penal, përgjegjësit realë janë investitorët dhe pronarët e kompanive si "Halisof", "Soleil & Sea" dhe "Jala Investment". Ky aksion, që duket se ka për qëllim vetëm të ndëshkojë ata që janë në terren, lë jashtë duarve të drejtësisë të gjithë ata që kanë mundësinë të ndikojnë dhe të përfitojnë më shumë nga ky fenomen.

Kantieri i ndërtimit “Folie Village” i shoqërisë “Soleil & Sea” në Jalë
Aksioni që synon të luftojë ndërtimet pa leje po lë jashtë përgjegjësisë ata që kanë mundësinë dhe fuqinë për të kontrolluar dhe menaxhuar këto projekte. Tre inxhinierët e ndaluar në Vlorë mund të duken si aktorët kryesorë të këtij teatri të ndërtimit të paligjshëm, por në fakt, ata janë më shumë viktima të një strategjie që ndihmon të fshehë përgjegjësit realë. Prokuroria dhe Policia e Vlorës, për të mbuluar çdo të dhënë që lidhet me investitorët dhe administratorët, kanë vendosur të fshihen pas një gabimi teknik. Sipas Boldnews, kjo krijon dyshimin se nuk ka asnjë lapsus nga policia fillimisht, e më tej nga prokuroria e gjykata. Ky "lapsus", ndodh vetëm në Shqipëri, sidomos kur ka edhe "garanci" për ata që kanë mundësinë të ndihmojnë në mbajtjen e ndërtimit në rrugë të paligjshme, pa patur asnjë pasojë të vërtetë për të.

Projekti resortit turistik “The Veil” në Dhërmi, i prezantuar nga shoqëria “Halisof”
Në Shqipëri ndihmësit e investitorëve, që janë ndërthurur me biznesmenët e fuqishëm, po përfitojnë nga një sistem që ende mbështetet në truke fiskale dhe fshehje të të ardhurave. Këto manovra financiare duken si një lotari, ku fituesit janë ata që kanë mundësi të lëvizin paratë jashtë çdo kontrolli, duke i mbajtur të paprekur për sa kohë që gjithçka mbetet pa leje. Investitorët po ndihmojnë në betonizimin e jugut të Shqipërisë, sepse kanë gjetur një mënyrë për të paguar për të ardhura të fshehura. Oligarkët do të mund të vazhdojnë të betonizojnë, pa asnjë shqetësim mbi ligjin, kjo falë Ramës.