“Pediatria e Lushnjes si mos më keq, pa kushte dhe shpesh nuk ka mjekë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.08.2025, 15:27

Një qytetare ka denoncuar kushtet alarmante në Spitalin e Pediatrisë në Lushnje. Ajo ka dërguar një video nga spitali, e cila tregon një infrastrukturë të degraduar, me suva të rëna dhe ambiente të papërshtatshme për trajtimin e fëmijëve. Mungesa e ashensorit dhe kushtet e mjedisit janë të papranueshme, për ata që kërkojnë ndihmë urgjente apo kontroll mjekësor.

Në një rast konkret, qytetarja shkruan se ka shkuar për të vizituar një fëmijë 1 vjeç e gjysmë, por nuk ka pasur mundësi ta shohë atë për shkak të mungesës së doktorëve. "Jo vetëm që spitali është në kushte katastrofale, por ne nuk kemi mundur as të marrim asistencën mjekësore për fëmijën tonë. Mungesa e personelit dhe kushtet skandaloze janë bërë të papranueshme", shkruan ajo.

Qytetarët i bëjnë thirrje urgjente Koçiut të Ministrisë së Shëndetësisë dhe shtetit, të ndërhyjnë për të përmirësuar kushtet në Spitalin e Pediatrisë në Lushnje. Ata kërkojnë rinovimin e infrastrukturës, rikonstruksionin e ambienteve të spitalit dhe mbështetje për personelin mjekësor, që të ofrohen shërbime cilësore dhe të sigurta për fëmijët e shtruar. Situata e krijuar po dëmton rëndë shëndetin dhe sigurinë e pacientëve të vegjël.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit