Në një kohë kur monedha lek ka njohur një rritje të ndjeshme karshi të gjithë valutave të huaja në vendin tonë, shumë biznese dhe qytetarë po përjetojnë humbje të konsiderueshme të pasurisë së tyre duke këmbyer të holla.
Pavarësisht kursit disfavorizues që po rrënon pozitën financiare të bizneseve, në treg nuk mungojnë as abuzimet. Një qytetar që ka ardhur nga Suedia në Shqipëri, ka rënë pre e një abuzimi të tillë, duke humbur një shumë të konsiderueshme parash në momentin e këmbimit.
Ai erdhi sot nga Suedia në Aeroportin e Rinasit, dhe iu drejtua një ‘exchange’ të ‘Iliria98’ në hyrje të aeroportit, ku kërkoi që të këmbente 23 500 Kruna Suedeze në lekë. Në aplikacionin e ‘Iliria98’ kursi i këmbimit për Krunat ishte 7 lekë, por atij në aeroport iu thyen me kursin 6.13 lekë.
Nga 164 500 lekë që duhet të merrte sipas kursit zyrtar të publikuar në aplikacion, qytetari ka marrë vetëm 144 055 lekë sipas kurist të ‘exchanget’ në Rinas, një diferencë e konsiderueshme prej 20 445 lekë.
Kjo ngjarje ngre dyshime të arsyeshme për abuzim me kursin e këmbimit valutor, dhe ata që e vuajnë në fund janë qytetarët e thjeshtë.
Denoncimi i plotë:
“Prsh JOQ! Nje miku im sot me date 07/08/2025, ne mengje rreth ores 09:14, ka ardhur nga Suedia. Kur ka zbrit ne Rinas i eshte dashur te shkembej 23 500 Kruna Suedeze ne valuten ton (leke) tek lliria98 ne Rinas. Ne aplikacionin online lliria98 kishte kursin me 7, dmth 23 500 x 7 = 164 500 lek. Nderkohe zyra e lliria98 ne Rinas ja kan logaritur me 23 500 x 6.13 = 144 055. Nje diferenc shume e madhe prej 20 445 lek qe i janë mbajtur."
Sipas aplikacionit!

Sipas exchange-t
