Disa banorë të një pallati në zonën e rezidencës Kreka në Elbasan denoncojnë se nuk mund të hyjnë lirshëm në banesat e tyre për shkak të bllokimit të hyrjes nga lokalet.
Sipas denoncuesve, hapësira e përbashkët para pallatit është zënë nga karrige, tavolina, vazo me lule dhe klientë të lokaleve, duke u kthyer në pengesë serioze për banorët që duan të hyjnë në shtëpitë e tyre.
Ata thonë se për të hyrë në banesat e tyre, duhet të kalojnë mes përmes lokalit, duke rrezikuar përplasjen me kamarierët apo klientët e lokalit.
Sipas tyre, pavarësisht se janë çmontuar tendat, tavolinat dhe vazot vazhdojnë të zënë hapësirën e përbashkët publike si më parë.
Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Elbasanit të ndërhyjë për të liruar hyrjen dhe për të vendosur rregull në përdorimin e hapësirave publike nga bizneset.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ. Jemi disa banor te ketij pallati tek rezidenca Kreka ne Elbasan nuk kemi ku te kalojme sepse e kane bllokuar me karrige dhe vazo lulesh dhe hasim veshtiresi kur futemi ne pallat. Na vjen turp kur kalojme permes lokaleve. I bjem thirrje bashkise te marr masa. Nuk futesh dot ne shtepine tende se do perplasesh me klienten e lokalit ose kamariret. Thjesht kane cmontuar tendat edhe tavolinat jan po aty. Na vjen zor te hym ne shtepine tone."