Mitrovicë e Veriut: Gruaja denoncon ish-bashkëshortin për kërcënime online

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.08.2025, 10:32

Një grua nga Mitrovica e Veriut ka raportuar në Polici se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj përmes rrjeteve sociale. Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, i dyshuari është shtetas kosovar, por aktualisht nuk ndodhet në territorin e Kosovës.

Kanosja, sipas viktimës, ka ndodhur përmes rrjetit social Vidër. Autoritetet kanë iniciuar rastin si “kanosje” dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është shpallur në kërkim policor.

“Mitrovice Veri 05.08.2025 –08:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është kanosur (përmes rrjetit social vidër) nga i dyshuari mashkull kosovar ish bashkëshorti i saj i cili nuk gjendet në Kosovë. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe i dyshuari të vendoset në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit