Njeriu që kërkoi 950 milionë dollarë në një landfil, dorëzohet pas 12 vitesh përpjekjesh

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 07.08.2025, 08:58

Një histori e pabesueshme që i ka intriguar të apasionuarit pas kriptomonedhave prej vitesh, ka marrë fund përfundimisht. James Howells, një inxhinier nga Newport, Uells, është dorëzuar zyrtarisht nga kërkimi i një hard disku që përmbante rreth 8,000 Bitcoin, me vlerë afërsisht 950 milionë dollarë në tregun aktual.

Ngjarja daton në vitin 2013, kur Howells aksidentalisht hodhi në plehra një hard drive që e kishte ngatërruar me një të vjetër, pa e ditur se në të ndodheshin mijëra monedha BTC të gjeneruara vite më parë. Disku përfundoi i groposur në një landfill gjigant në qytetin e tij, dhe që prej asaj kohe, ai nisi një betejë të gjatë dhe të kushtueshme për ta rikuperuar.

Gjatë 12 viteve të fundit, Howells ndërmori padi ligjore, formoi ekipe ekspertësh, ofroi zgjidhje teknologjike me robotë dhe inteligjencë artificiale për të lokalizuar diskun pa dëmtuar zonën, por të gjitha përpjekjet u refuzuan nga autoritetet lokale, që e konsideronin ndërhyrjen shumë të rrezikshme dhe të shtrenjtë.Man Accidentally Threw Away Bitcoin Hard Drive Worth $500 Million. Now He's Suing City for Refusing to Let Him Look for It in the Dump

Në janar të vitit 2025, gjykata refuzoi përfundimisht kërkesën e tij për të hapur landfillin, duke i dhënë fund ligjërisht kësaj sage të pazakontë. Tashmë, vetë Howells ka konfirmuar se ka hequr dorë përfundimisht nga kërkimi, duke mbyllur kështu një nga kapitujt më kuriozë dhe të dhimbshëm në historinë e kriptomonedhave.

Story of Man Who Lost $750 Million Worth of Bitcoin in Landfill Headed to Hollywood - Decrypt

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit