Prifti bekon kukullën LABUBU

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.08.2025, 21:03

Një video e pazakontë është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet një prift duke bekuar një kukull LABUBU, një lodër që prej kohësh ka ngjallur debat për lidhjet e supozuara nga disa njerëz me simbole të errëta dhe përfolur shpesh për lidhje me Djallin.

Pamjet, të cilat nuk kanë ende një vendndodhje të konfirmuar, mendohet të jenë filmuar në një nga vendet e Amerikës Latine, ku ndikimi i fesë dhe elementëve simbolikë shpesh përzihen në mënyrë kontradiktore.

Prifti duket krejtësisht serioz ndërsa zhvillon një ritual bekimi ndaj kukullës LABUBU, ndërkohë që videoja ka shkaktuar reagime të shumta online.

Kukulla LABUBU, me pamjen e saj të pazakontë dhe përshkrimet misterioze që qarkullojnë për të në internet, ka qenë subjekt teorish konspirative dhe interpretimeve të ndryshme simbolike, duke e lidhur herë pas here me forca të errëta ose energji negative.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ndonjë institucion fetar për këtë veprim të priftit, ndërsa debati në rrjet vijon i nxehtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit