Një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar pasditen e sotme në pyllin në afërsi të uzinës së armëve në Poliçan.
Flakët kanë marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar dhe zonën C, në të cilën ndodhen dhe magazinat që mbajnë brenda lëndën plasëse. Sipas raportimeve të para forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe në mbështetje të tyre kanë shkuar dhe ushtarët.
Në afërsi të magazinës ndodhen dhe disa banesa, të cilat në një rast fatkeqësie mund të rrezikohen. Pritet ndërhyrja me helikopter për të vënë nën kontroll flakët dhe shmangur çdo rrezik të mundshëm.