Trump: Rusia përbën një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare të SHBA

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.08.2025, 17:43

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia përbën një "kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm" për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv ku përdor politikat tregtare si mjet presioni ndaj Rusisë për të ndalur luftën në Ukrainë.

Në dokumentin e publikuar të mërkurën, thuhet se “pas shqyrtimit të informacionit shtesë nga disa zyrtarë të lartë për veprimet e qeverisë ruse lidhur me situatën në Ukrainë, konkludohet se gjendja e emergjencës e shpallur në urdhrin ekzekutiv 14066 mbetet në fuqi, pasi Rusia vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për sigurinë dhe politikën e jashtme të SHBA-së”.

Për të përballuar këtë emergjencë kombëtare, Trump ka vendosur një tarifë të re doganore ndaj importeve nga India, si "ndëshkim" për blerjen e naftës ruse. Një tarifë shtesë prej 25% do të hyjë në fuqi në fund të gushtit, përveç asaj prej 25% që ai kishte njoftuar javën e kaluar dhe që nis zbatimin këtë të enjte. Në total, tarifat ndaj Indisë shkojnë në 50%.

Urdhri gjithashtu ngarkon administratën Trump që të identifikojë vendet e tjera që vazhdojnë të importojnë naftë nga Rusia dhe të shqyrtojë nëse duhen ndëshkuar me tarifa të ngjashme.

Ky vendim u shpall në të njëjtën kohë kur i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, zhvilloi një takim me Presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit