Duke ecur në mes të rrugës: Makina përplas turistët, i merr zvarrë mbi kofano

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2025, 17:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë.

Një automjet tip “Caddy” ka përplasur një çift turistësh që ishin duke ecur në rrugë.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihet se si çifti është duke ecur në mes të rrugës, kur makina vjen nga mbrapa, i përplas dhe i merr për disa metra mbi kofano.

Menjëherë shoferi del nga makina dhe iu afrohet turistëve për të parë gjendjen e tyre, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, por ky aksident duhet të shërbejë për ndërgjegjësimin e këmbësorëve që të përdorin vetëm trotuarin për të lëvizur, por edhe për drejtuesit e mjeteve që të jenë më të kujdesshëm dhe vëmendshëm në timon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit