Tentim vrasje në Deçan, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2025, 16:18

Sot, rreth orës 15:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, ka ndodhur një incident i rëndë me armë zjarri, ku një person i njohur për policinë, ka shtënë në drejtim të një personi tjetër, ku dyshohet për tentim vrasje.

Nuk ka të lënduar , ndërsa personi që ka shtënë është në arrati.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsëi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se një person i dyshuar, i njohur për policinë, kishte shtënë në drejtim të një personi tjetër. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në arrati, ndërsa policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat kanë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit”,.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit