Ahmeti: Skender Rexhepi-Zejdi do të jetë kandidat i AKI-së për Qytetin e Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2025, 15:53

Ali Ahmeti njofton se kandidati i “Aleancës Kombëtare për Integrim” për Qytetin e Shkupit do të jetë Skender Rexhepi-Zejdi.

“Pas konsultave me liderët e partive politike që përbëjnë Besëlidhjen “Aleanca Kombëtare për Integrim”, me unitet të plotë dhe me vendim të përbashkët, u dakorduam që kandidati ynë për Kryetar të Qytetit të Shkupit të jetë z. Skender Rexhepi – Zejd.

Rexhepi është Kryetar i partisë politike “Lëvizja Populli”, i diplomuar në Fakultetin Filozofik, me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në sektorin civil dhe shoqërinë civile. Ai aktualisht ushtron funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ka qenë zëri i paepur i qytetarëve, mbrojtës i të drejtave të tyre dhe avokat i reformave të thella politike dhe shoqërore”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ahmeti shkruan se kandidatura e tij përfaqëson jo vetëm unitetin e forcave progresive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe një alternativë të qartë për Shkupin, një qytet që meriton zhvillim të barabartë, qeverisje transparente dhe gjithëpërfshirëse./Telegrafi/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit